Aplikacion
Këtë herë, pasi Egla puthi në faqe Meritonin, Ilnisa reagoi keq duke e penguar aktoren të mbushte ujë.
Vetë Ilnisa ishte në kuzhinë duke larë enët kur dëshmoi puthjen në faqe mes Eglës dhe Meritonit dhe për pasojë, kushtëzoi aktoren që të mbushte ujë kur të mbaronte punë ajo.
Debati mes banoreve degjeneroi në ofendime dhe prekje fizike, sipas Eglës.
Në një moment, Ilnisa nuk e duron dot më Eglën dhe në shenjë hakmarrjeje i heq çajin nga priza dhe ia derdh.
Debati mes tyre:
Ilnisa: Kur të mbaroj unë, të më zhduket.
Egla: Kam nevojë për ujin. Kjo është edhe shtëpia ime, unë jetoj këtu.
Ilnisa: Kur të mbaroj unë, unë po laj enët.
Egla: Ej mos më prek mua o budallaqe, mos më picko mua oo! Lëviz andej. Ik moj budallaqe. (Ndërkohë që Meritoni përpiqet t’i ndajë dhe të ulë tensionet).
Ilnisa: Mos më hidh mua ujë fytyrë, more vesh. O njeri i degjeneruar. Grua ordinere.
Egla: Histerike ty nuk të qetëson asnjë gjë.
Meritoni: Je shumë e keqe, mos e provoko Ilnisën.