zoom

Aktualitet

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist në derën e SPAK. Stefan Çipa i Sarandës thirret për…

Një tjetër ish-kryebashkiak dhe ish-ministër socialist në dyert e SPAK-ut, për t’u marrë në pyetje për dosjet e bujshme dhe lidhjet me to.

Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Sarandës deri më 2015, Stefan Çipa, njëkohësisht edhe ish-deputet i PS, ish-zv/ministër i Rendit më 2002, ish-drejtor i Burgjeve pas vitit 2018 dhe me poste të tjra t1% larta në qeverisjen socialiste.

Paraprakisht mësohet se Stefan Çipa është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve .

Zyrtari vendor u pa teksa ka mbërritur ditën e sotme në SPAK, por mbeten të panjohura zyrtarisht shkaqet, nëse ndaj tij ka edhe denoncime për çështjen e pronave në bregdet apo denoncime të KLSH-së, ose si i thirrur si palë e tretë, për të dhënë shpjegime. /ZOOM.AL/