Aplikacion
Burime zyrtare sqaruan se goditja me grusht e punonjësit të OSHEE-së ka ndodhur për shkak të detyrës dhe denoncimi u bë nga vetë i dëmtuari në Komisariatin nr. 3. Shkak dyshohet ndërprerja e energjisë elektrike.
“Nga forcat e rendit u arrestua A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore të dosjes i kaluan prokurorisë, për të zbardhur plotësisht ngjarjen. /ZOOM.AL/
Nga Showbizz-i tek Doganat, moderatorja shqiptare lë televizionin për administratën