zoom

Aktualitet

Skandali i Inceneratorëve, SPAK i komunikon akuzat biznesmenëve Mërtiri dhe Zoto

Teksa dosja e të kërkuarve për skandalin e inceneratorëve është mëvetësuar, SPAK sapo i komunikoi avokatit të biznesmenit Mirel Mërtiri, akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mirel Mërtirit. Biznesmeni ka qenë i procesuar, teksa hetohet edhe për lidhjet me izh-zv/kryeministrin në kërkim, Arben Ahmetaj.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe Klodian Zotos i është komunikuar akuza e korrupsionit e kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit, më 15 nëntor 2022, ashtu sikurse edhe Zoton dhe Stela Gugaljan, po në kërkim.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK. /ZOOM.AL/