zoom

Aktualitet

Video/ Nis seanca e masës së sigurisë për kryebashkiakun Goro dhe dy zyrtarët e tjerë

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut në detyrë e Himarës, Jorgo Goro dhe të tjerëve. Janë ndarë në media edhe pamje ku Goro është në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, për përcaktimin e masës së sigurisë.

Ai ndodhet pas kafazit prej xhami, në pritje të verdiktit që do të japin sot togat e zeza. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

Goro i ka mohuar akuzat, duke thënë se ka dhënë vetëm mendim për zgjidhjen e konfliktit të pronësisë mes palëve. Kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim i detyrës”. Avokati pritet të kërkojë masë të butë dhe SPAK konfirmimin e “arrestit me burg”. Goru u ndalua të shtunën, në një lokal në Dhërmi.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Vlorë dhe Vezir Gjikolaj, ish-jurist i ASHK Vlorë. Bilbil Aliaj, me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ndërkohë, Gjikoka, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)