zoom

Aktualitet

Durrës/ Dy persona përleshen me punonjësin 62-vjeçar të pikës së karburantit. Policia thotë se…

Dy persona janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit, ditën e sotme.

Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 42-vjeçari G. H., dhe 46-vjeçari H. Gj., sipas policisë vendore janë shoqëruar në Komisariat.

Grindja dhe më pas përleshja erdhi me punonjësin 62-vjeçar, ku shkak dyshohet se është bërë sasia e karburantit dhe pagesa.

“Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, teksa po merren në pyetje të dyja palët. /ZOOM.AL/