Aplikacion
Përveç korrupsionit zgjedhor ku përfundoi në gjykatë çështja ndaj tij, ndaj Memollës nisi hetimi edhe për shpërdorim detyre muaj më parë, me dyshimet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.
Aktualisht mësohet se autoritetet italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.
Gjatë kësaj kohe, një dosje voluminoze vjen nga Italia për një grup kriminal që merrej me trafikim narkotikësh, thonë burime të besueshme. SPAK-ut i është vënë në dispozicion i gjithë materiali nga homologët e vendit fqinj, ndërsa aktualisht ndodhet në fazën e përkthimeve ku janë bashkuar në një të vetme me hetimet për shpërdorimin e detyrës të drejtuara nga prokurori Elvin Gokaj.
“Ka dyshime se xhaxhai i kryebashkiakut është përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa një pjesë e parave të përfituara të jenë pastruar në Shqipëri. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla”, raportohet nga burime konfidenciale.
Prokuroria e Posaçme ka nisur një letër-porosi autoriteteve partnere, ku kërkohet informacion rreth grupit kriminal, mënyrën si operonin, të ardhurat që kanë përfituar nga aktiviteti dhe destinacionin e parave. Burime të rezervuara shprehen se pjesa më e madhe e hetimeve është duke u kryer nga Italia, dhe SPAK po kryen verifikimet përkatëse mbi gjetjet e tyre, teksa është ngritur një grup i përbashkët pune për këtë çështje.
Procesi ndaj kryebashkiakut në GJKKO për korrupsion në zgjedhje, është duke vijuar dhe Memolla të jetë ende në detyrë. Ndaj tij nisi proçedimi penal për ndërhyrjet tek OSHEE, që të mos iu ndërpritej energjia elektrike debitorëve, derisa këta të fundit t’i jepnin votën në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, në të cilat ai kandidonte. /ZOOM.AL/
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara