zoom

Lajme

Debate të ashpra për Zgjedhoren, Alibeaj akuzon Çuçin për pazar! Bardhi: Të bëjmë Reformë të saktë

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi për reformën zgjedhore, se opozita nuk do që të bashkëpunojë, vjen kundërpërgjigja nga Enkeljed Alibeaj. Ai tha se PD ka bërë prej 2 vitesh propozimet e veta për reformën zgjedhore. Ai tha se PS-ja nuk i do listat e hapura dhe që të lërë jashtë votimeve diasporën.

“Për ata që kanë humbur kujtesën, do të dua t’u bëj me dije se në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë që adresonte kërkesat e ODHIR. Por se ka pasur kush interesin për të drejtat e shqiptarëve. Nuk kam ardhur për pazar me ju. Pazarin gjejeni diku tjetër. Ne kemi propozuar dy vite, ju nuk sollët asnjë projekt. Ju bëni ç’të doni, do e rrëzoni atë. Do të mbani listat e mbyllura dhe do të përjashtoni diasporën. Shqiptarët të na gjykojnë ne, me lista të hapura.

Sot ka një marrëveshje të rreme, pasi ka disa arsye; frika nga drejtësia. Faleminderit zonjë, e pe që nuk ndeza flakadanë apo jo!”, tha ai.

Kurse kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në Kuvend nuk është vendosur armëpushim, se nuk ishin në luftë.

Ai tha se për reformën zgjedhore përgjegjës janë ata që e bllokuan për 2 vite.

Deklarata e Bardhit:

“Nuk kemi vendosur paqe se nuk ishim në luftë, ishim dy palë të ndryshme. Ju në shkelje të Kushtetutës për të shkelur opozitën dhe opozita në mbrojtje të të drejtave të saj. Qendrimi ynë ka qenë që ditën e parë që donim një jetë normale në Kuvend,. Kur ju nxisnin opozitën të bojkotonte Kuvendin dhe digjte mandatet ka marrë fund. Sot përballemi me cdo mjet e formë.

Sa i përket Reformës Zgjedhore. Në korrik e shtator 2023 kërkuam që të mbahen përgjegjës ata që e bllokuan. Kishte një pazar që në limitet e kohës të zgjedhjeve të ardhshme të mos kishim zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët presin që vota të mos ndryshohet nga krimi, paratë e korrupsionit të kësaj qeverie.

Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky Kuvend sot duhet t’i mbajë përgjegjës nga i pari tek i fundit dhe duhet të nxisë dialogun politik që t’i japim shqiptarëve një reformë të saktë e jo një tallje me teza jeniçerësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë të bëhet deputet”.