Aplikacion
Ajo u shpreh se presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese. Rithemelimi i PD-së e ka denoncuar prej kohësh ligjin dhe projektin, teksa mazhoranca e kaloi me kartonin e votimit.
“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se “Unesco” s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje.
Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 03:30, me orën amerikane në New York, një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, tha ajo. /ZOOM.AL/