zoom

Lajme

Në një lidhje me biznesmenin 20 vite më të madh – Reagon Diola Dosti: Gjetëm njëri-tjetrin

Pasi konfirmoi se ka rigjetur dashurinë dhe ka nisur romancë me biznesmenin nga Kosova, nutricionistja Diola Dosti bëri reagimin e parë për ndjekësit.

Duke postuar një foto së bashku me partnerin e saj të ri, Diola tregoi se diferenca prej 20 vitesh në moshë nuk e pengoi atë të dashuronte biznesmenin Erolld Belegu.

Diola falenderoi të afërmit dhe shoqërinë e saj, që e pranojnë dhe e respektojnë këtë marrëdhënie.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, tha Diola Dosti.

Postime të lidhura