Aplikacion
Megjithatë, spekulimet nuk u shuan. Shumë përdorues të internetit janë të bindur se në video nuk është Kate, por sozia e saj, Heidi Agan.
Ndërkohë në Klinikën e Londrës nisi një hetim urgjent pasi u pretendua se të paktën një anëtar i stafit kishte tentuar të aksesonte të dhënat personale të Princeshës së Uellsit pas operacionit abdominal.
Mister mbuloi skandalin, me klinikën prestigjioze që refuzoi të përgjigjet kur u njoftua për herë të parë për shkeljen e supozuar ose nëse stafi përgjegjës ishte pezulluar ndërsa po hetohet.
Thuhet se Princesha është në dijeni të akuzave, ndërsa një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: “Kjo është një çështje e klinikës së Londrës”.
Pas vendimit të Kate për t’u rikuperuar larg vëmendjes publike, janë përhapur shumë teori konspirative.
“Katespiracies” përfshinte pretendimet se ajo ishte në koma, një teori e ndezur nga një gazetar spanjoll.
Në teori të tjera akoma më të këqija thuhej se Princesha kishte vdekur, ishte zëvendësuar nga një trup i dyfishtë ose se martesa e Uellsit ishte në telashe.
Gjithashtu nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një teori se princi William ka një lidhje paralele me Rose Hanbury, një mikeshë e pallatit mbretëror.
Në prill të vitit 2019 qarkulluan zërat se William dhe Rose kishin krijuar një lidhje sekrete dhe asokohe, edhe Kate, publikisht, dukej e largët nga bashkëshorti i saj.
Rishtazi, “zhdukja” e Kate është lidhur pikërisht me këtë “lidhje” dhe thashethemi është rikthyer në vëmendje.
Një ndër teoritë e faqes Virus Geezer në TikTok pretendon se Kate Middleton ka qenë shtatzënë me diplomatin Thomas Kingston, i cili ka qenë ish i dashuri i motrës së saj.
“Kate Middleton mund të ketë qenë shtatzënë me fëmijën e Thomas Kingston. Thomas Kingston u gjet i vdekur vetëm pak ditë më parë, i mbyllur në një dhomë në apartamentin e prindërve të tij me një dëmtim traumatik në kokë.
Thomas ishte në një lidhje me motrën e Kate, Pitt Middleton për një kohë të gjatë dhe që atëherë ai qëndroi në kontakt me Kate. Edhe mesazhet e fundit Në WhatsApp janë zbuluar, që tregojnë se Thomas i uronte një shërim të shpejtë përsa i përket problemeve me stomakun.
Por a mbeti shtatzënë Kate me fëmijën e Thomas? A refuzoi të abortonte pasi kishte tre fëmijë dhe pastaj dikush e detyroi të abortonte me forcë?
Sa më gjatë që Pallati Buckingham të qëndrojë i heshtur për këtë çështje, aq më shumë spekulime do të shkaktojnë trazira. Kate nuk ka është shfaqur që nga Krishtlindjet, ndërsa ai u vra në mënyrë flagrante. Diçka po ndodh qartë këtu”, shkruan Virus Geezer.
View this post on Instagram
Kërkimi 25 vjeçar i Kosovës për drejtësi, fati i mijëra të zhdukurve ende nuk dihet