Aplikacion
Zyrtari i lartë amerikan, bëhet me dije se do ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.
Për dy orë, Robinson zhvilloi takim me Dumanin dhe një numër të lartë prokurorësh. Sipas burimeve jo zyrtare, është folur për punën e prokurorisë dhe mbështetjen e SHBA, luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotrafikut ndërkombëtar, sidomos atij me origjinë Amerikën e Jugut.
Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. /ZOOM.AL/
Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë