Aplikacion
Mësohet se në këtë mbledhje të socialistëve u diskutua dhe në lidhje me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe rikthimin e punës në Kuvend në situatë normale.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi, i cili tregoi detaje nga kjo marrëveshje. Ndërsa Rama u ndal më shumë te projektet e PS në riorganizimin e saj dhe angazhimin më shumë të socialistëve.
Po ashtu u diskutua dhe për Amnistinë Penale, por ende nuk ka një vendim konkret nëse do të kalojë ky projektligj në seancën e së enjtes. Amnistia penale kërkon 84 vota dhe maxhoranca nuk i ka kaq vota.
Pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtimesh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare. Madje Komisioni i Ligjeve u mbajt me prezencën e të gjithë anëtarëve të Rithemelimit. /ZOOM.AL/