Aplikacion
Ish-zyrtari i lartë socialist tha se Prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterilizimeve.
Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.
“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë.
Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar”, tha ish-ministri ndër të tjera.
Më herët SPAK mori të pandehur dhe çoi në gjyq mëvetësisht ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj, biznesmenin që fitoi koncesionin 100 mln euro, Ilir Rrapaj dhe 6 zyrtarë të tjerë.
Deklarata e plotë e Beqajt:
“Përfundoi hetimi dhe u mora si i pandehur për shpërdorim detyre, në bashkëpunim. SPAK duhet ta kishte nisur vlerësimin e punës time me përmbushjen e ligjit dhe kushtetues, pasi garantimin e kujdesit shëndetësor nga veriu jug për qytetarët, e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me eficensë fondet e shtetit, është detyrë .
Por për një ministër Shëndetësie, është detyrë kryesore të shkurtosh harxhimet. SPAK në 50 muaj nuk ia doli që të hetojë dy çështje që ka Sterilizimi. Uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital, dhe uljen e ditëve të marrjes së antibiotikut në spital. Nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, konvertimi i këtyre kursimeve në para, do ta nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe për xhepat e qytetarëve. Kjo do të thotë që mos ta kesh kuptuar se çfarë ke hetuar.
SPAK nuk e mori fare mundimin që të hetonte këtë gjë. Kisha detyrim që ta vë në punë sterilizimin. Shqiptarët janë operuar në kushte të sigurta. Prokurorët nuk ishin në gjendje që të bënin dy vlerësime, vlera e parasë dhe si është materializuar ndarja publik-shqiptar.
Ua dhamë me koncesion Sterilizimin që t’u shërbenim më mirë shqiptarëve. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar”. /ZOOM.AL/
Shpërthimi në Zubin Potok, 8 të arrestuar në Veri! Kapet arsenal armësh e uniformash ushtarake