zoom

Aktualitet

E rëndë në Pogradec, familjarët gjejnë të vetëvarur 26-vjeçarin në banesë. Çfarë dyshohet

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë sot pasdite, në katin e parë të banesës së tij, nga familjarët në qytetin e Pogradecit, teksa ka disa pista për shkaqet e ngjarjes tragjike.

Sipas policisë vendore dyshohet se i riu është vetëvrarur dhe se nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njoftoi policia vendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura