Aplikacion
Ngjarja dramatike, që për fat të mirë nuk pati viktima, u regjistrua në “Rrugën e Elbasanit” pak metra larg daljes te kryqëzimi i “Ushtarit të panjohur”, sapo lë qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet.
Mjeti ka nisur të nxjerrë tym dhe më pas flakë, teksa shoferi e ka braktisur menjëherë.
Policia dhe zjarrikësit u deshën minuta të mbërrinin për të shuar zjarrin, teksa dëmet ishin të konsiderueshme.
Për rastin u ngrit grup hetimor dhe u pyet pronari i mjetit, teksa pista kryesore mbetet shkëndija elektrike. Ngjarja shkaktoi edhe panik tek qytetarët e shumtë në lëvizje, por nuk pati të lënduar. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram