Aplikacion
Operacioni policor u kodua “Potenza” (Fuqia), teksa i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, konfirmohet se u kap në Tiranë dhe arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, 38-vjeçari në fjalë.
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.
I riu sipas dosjes hetimore, rezulton se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. /ZOOM.AL/