zoom

Lajme

Silvinjo nuk e grumbulloi, reagimi epik i Dakut: Nuk ka të bëjë…

Trajneri i Shqipërisë, braziliani Silvinjo, publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë.

Sulmuesi Mirlind Daku, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, është lënë jashtë listës.

Ndërkohe ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shkruan: “Jeta vazhdon“. Më pas, 26-vjeçari saktëson se kjo video nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Silvinjo.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”, publikoi Daku për të gjithë.

Nuk ka arsye për mosgrumbullimin e lojtarit, i cili ka shfaqur formë të mirë fizike me Kombëtaren ndeshjet e fundit që ka luajtur, edhe duke shënuar gola deçiziv për kualifikimin. /ZOOM.AL/