zoom

Stil

“S’kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat”- Jul Deda përplaset ashpër me Heidin dhe Romeon

Akuzat e Heidit dhe Romeo Veshajt se Jul Dedës se ka hyrë mes tyre për ti ndarë ka shkaktuar debate të forta mes tyre.

“S’kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat”, iu është dejtuar Jul Deda konkurrentes së Big Brother Vip, duke bërë që kjo e fundit të shpërthejë në lot.

Në debat është përfshirë edhe aktori, Romeo Veshaj i cili e ka quajtur Julin një maniak dhe “mashkull të keq”.

“Ti ke vajzën në moshën e saj”, iu drejtua Romeo, ndërsa aktori i ka kërkuar që të mos ia përmendë të bijën.

Pjesë nga debati:

Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat, kjo është me qenë Elena e Trojës.

Heidi: Në çfarë ujërash po shkon o Jul? S’ta tha në atë mënyrë, qyqja!

Juli: Kështu po merret tani.

Heidi: Jo o Jul. Kaq larg ju ka shkuar muhabeti? E e di sa e rrezikshme është kjo mo? Ti je i tmerrshëm

Heidi: Paska shkuar muhabeti deri këtu që Elena do të shkojë në krevat…

Romeo: Po jo moj është tjetër muhabet, çfarë po më thua? Kush po t’i thotë këto?

Juli: Viktimizohu, qani të dy tani. Tju shoh duke qarë

Romeo: O mashkull i keq! O manjak, ti ke vajzën në moshën e saj.

Juli: Pusho mos e përmend gocën tim. Mos u merr me gocën time.

Romeo: Si stë vjen zor, je gjithë ai burrë

Juli: Je pis, çfarë ke me gocën time. Do të përdorësh edhe fëmijët e mi. Mu largo, mbaj distancë,

Romeo: I pafytyrë

Juli: Ti përdor vëllain tënd, fëmijët e mi