Aplikacion
Ekipi i Xavi-t thyen Napoli 3-1 në sfidën e kthimit, 4-2 me rezultatin e përgjithshëm, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League.
Barça e nisi sfidën me “marshin e pestë” duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 17-të minutave. Fermin Lopez realizoi golin e parë, ndërsa më pas ishte Cancelo që ndoqi mirë aksionin duke dyfishuar shifrat. Kjo dukej një sfidë pa shumë histori, por për të rihapur ndeshjen mendoi Amir Rrahmani, me yllin e përfaqësueses së Kosovës që finalizoi me gol një aksion fantastik në minutën e 30-të.
Napoli nuk u dorëzua për asnjë moment, në pjesën e dytë, ushtruan presion në zonën e Barcelonës, por nuk ishin të saktë në finalizim. Nëse nuk shënon e pëson, kështu i ndodhi edhe Napolit, me Lewandowskin që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83-të pasi një asisti nga Sergi Roberto.
Në fund, Napoli goditi edhe traversën me Oliveran, por vetëm kaq, pasi në fund feston Barcelona dhe Xavi për këtë kualifikim në Champions League:
“Skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe, dominuam në sulm dhe në mbrojtje. Jam shumë i lumtur që Barcelona ndodhet mes tetë ekipeve më të mira në Evropë. Shorti? Mund të konkurrojmë me të gjithë ekipet”, u shpreh ndër të tjera Xavi pas ndeshjes.
Aktualisht priten edhe dy skuadra nga takimet e sotme, për të plotësuar tetëshen më të mirë të Champions dhe për të hedhur shortin e takimeve për gjysmëfinale./ZOOM.AL