Aplikacion
Në pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës duket tymi i zi, që ka mbuluar zonën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se incidenti ka ndodhur në një fabrikë.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.
Mediat në Kosovë raportojnë se zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të plastikës, ku zjarri ka përfshirë gjithë objektin. /ZOOM.AL/