Aplikacion
Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës, Natasha Timoniç është djegur në mesnatë të premten.
Në lidhje me akuzat, ka reaguar Lista Serbe. Sipas Listës Serbe, akuzat janë të rreme.
“Interesante se si Natasa Tomaniç, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e di shkakun e zjarrit para çdo hetimi”, thuhet në deklaratë.
Tomaniç tha për mediat se dëmi është i madh, duke shtuar se dyshon se incidentin e rëndë e ka shkaktuar Lista Serbe dhe Severna Brigada. Ajo tha se me këto subjekte ndan ide të kundërta politike. /ZOOM.AL/
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin