Aplikacion
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e radhës me Konyasporin, që luajti në fushën e vet kundër Adana Demirspor.
Edhe këtë herë goleadori kavajas shënoi në pika e bardhë. Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kuqezi e shndërroi në gol.
Ky ishte goli i dhjetë sezonal në kampionat për 32-vjeçarin, i cili gjithashtu është pjesë e Kombëtares, ndryshe nga Manaj.
Por bomberi shqiptar nuk u ndal me kaq. Pasi miqtë barazuan rezultatin, ai sërish ktheu në avantazh skuadrën e tij dhe përsëri e bën nga pika e bardhë, por kësaj here me panenka. /ZOOM.AL/