Aplikacion
Në pamje shihet momenti i ndjekjes së njëri prej të arrestuarve, i cili përpiqet të arratiset me vrap nëpër një armë me ullishte. Në një moment, ai rrëzohet dhe policia e prangos atë.
Baza mësohet se shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale. 20-vjeçari Hekuran Troplini dhe 19 vjeçari Emiljano Pasho, raportohet se u kapën nga uniformat blu në flagrancë duke shitur armë.
Ndërkohë policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. /ZOOM.AL/