Aplikacion
Ergi Hasku është akuzuar se me postimin e tij në Instagram, ka dëmtuar reputacionin e RTSh-së, duke ulur vlerat e programeve që ky televizioni realizon.
“I vetmi emisioni vlerave në RTSH @një natë sa sa një jetë”, shkroi regjisori Erdi Hasku në postimin ku lavdëron emisionin e tij, por që i ka kushtuar vendin e punës.
Menjëherë ai është pushuar nga puna me pretendimet se ka vënë pikëpyetje integritetin e RTSH-së.
Njoftimi për largimin e Haskut:
Punonjësi Ergi Hasku, me detyrë Regjisor në Departamentin e Prodhimit, ka postuar në rrjetin e tij social një postim që dëmton reputacionin e RTSh-së, duke ulur vlerat e programeve të shumta që RTSH-së realizon.
Sipas këtij postimi, citohet shprehimisht,” I vetmi emision i vlerave në RTSH @një natë sa sa një jetë”
RTSh është media e vetme publike në RSH-së, ku në në themel të veprimtarisë së saj ka realizimin e shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare dhe përcjelljen e vlerave nëpërmjet realizimit të shumë programeve cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve.
Referuar Parimeve Editoriale të Radio Televizionit Shqiptar, Kreu XXII, pika 22.2 Përdorimi i medias sociale për të komunikuar në emër të RTSH-së, Pg 1, “Gazetarët dh punonjësit e RTSH-së nuk mund të shprehin në rrjetet sociale ide apo opinione që dëmtojnë reputacionin e RTSH-së apo bien ndesh me politikën editoriale të RTSH-së” si dhe pg “Nuk duhet thënë asgjë që vë në pikëpyetje integritetin e RTSH-së, paanësinë apa profesionalizmin e saj”.
Për shkeljet sa më sipër dhe në respektim të afatit të njoftimit,
VENDOSA:
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit