zoom

Lajme

Foto/ Noka sherr me Gardën, i bllokon fjalën Sinajt dhe tavolinën Spiropalit. Nikolla mbyll seancën

Seanca e sotme plenare ka nisur dhe ka mbaruar përsëri me kaos. Brenda 7 minutave, kohëzgjatja e seancës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe rikthyen bilbilat.

Deputeti demokrat Flamur Noka i ka bllokuar mikrofonin kolegut të tij socialist, Vullnet Sinaj, duke krijuar zhurmë me bilbil. Ai ka shkuar drejt ministres Spiropali, të cilës i ka vendosur një pankartë mbi tryezë. Noka ka pasur përplasje dhe me Gardën.

Pas këtyre incidenteve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, vendosi të mbyllë seancën duke thënë se “njerëzit duan të dëgjojnë për hallet dhe shqetësimet e tyre, jo bilbilat”.