zoom

Aktualitet

Zjarri te Urgjenca e QSUT, Prokuroria e regjistron procedimin penal pa autorë të dyshuar

Zjarri në Urgjencën e Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” ka sjellë edhe reagimin juridik, teksa Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal për veprën penale “shkatërrimi pronës me zjarr”, por pa autorë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga ana e organit të akuzës është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare. /ZOOM.AL/