zoom

Aktualitet

E rëndë në Kuçovë, gruaja gjen të vdekur në banesë bashkëshortin 71-vjeçar. Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Kuçovës pak pas mesditës së sotme.

Një grua e moshuar gjeti të pajetë bashkëshortin e saj në ambientet e banesës, në rrethana dhe shkaqe që po hetohen, teksa pista kryesore mbetet flijimi.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga bashkëshortja pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. B., 71 vjeç”, njoftoi zyrtarisht policia vendore, pa dhënë asnjë detaj më tepër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa në pyetje po merret bashkëshortja, për të mësuar problemet e viktimës, nëse ishin familjare apo psikologjike, të shkaktuara nga depresioni apo ndonjë sëmundje. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura