Aplikacion
Rreth orës 05:30, sipas policisë, shtetasi me inicialet M. H. u ngjit në katin e tretë të spitalit të Traumës dhe u hodh.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda, ai ndërroi jetë në vend.
47-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Traumës, ku mjekohej për një plagë që i kishte shkaktuar vetes me thikë në Tepelenë.
Referuar policisë, 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.