Aplikacion
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje personat e fundit, ndërkohë që në dosje janë të përfshirë emra si Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Arben Gjata etj.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, mund të dërgohet edhe i veçuar me dosje për gjykim, në gjendje të lirë.
Ndërkohë që edhe Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në SPAK në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Myzyri është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për rreth dy orë.
Kujtojmë se GJKKO më herët për të ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, i 4 anëtarëve të saj dhe roli i Beqajt dhe Shkëlqim Canit. /ZOOM.AL/