Aplikacion
Alibeaj akuzon Ramën dhe Veliajn për 7 vepra penale. Bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës.
Alibeaj kallëzon Ramën dhe Veliajn për veprat penale “korrupsioni aktivë i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “shpërdorimi i detyrë”, “shkelja e barazisë në pjesëmarrja në tendera ose ankande publike” etj.
Në lidhje me padinë, foli deputetja e PD-së Oriola Pampuri. Ajo tha se të gjitha akuzat janë në dokumentin e dorëzuar në SPAK.
“Të gjitha akuzat janë në dokumentin që kjemi paraqitur në SPAK. Të gjitha provat janë tashmë në kallëzim. Gjithçka e re do ju bëhet e ditur, kur SPAK të marrë nën hetim çështjen”, tha Pampuri. /ZOOM.AL/