Aplikacion
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
“Vihen në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 79 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Aksioni u bë nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit në bashkëpunim me shërbimet për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.
Si rezultat, në rrugën “Myslym Shyri”, u kap dhe u ndalua shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni”, tha policia e kryeqytetit. /ZOOM.AL/