Aplikacion
Specialistët e Komisariatit ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e të dyshuarit, për veprën penale “goditjet për shkak të detyrës”.
“Më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkolle 9-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “dhunimi i banesës”. Dhe ata për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka regjistruar me video një 42-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Pasditen e djeshme, në fshatin Orenjë, Librazhd, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetases Sh. T., 54 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta që ndodheshin brenda në kasolle. /ZOOM.AL/