zoom

Aktualitet

GJKKO rrëzon SPAK-un për Lulzim Berishën, i jep 4 muaj afat të hetojë vrasjen e Vajdim Lames

Merr një zhvillim të ri hetimi i dosjes së Lulzim Berishës, për një nga çështjet që akuzohet.

GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK, për pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lames.

Gjykata e Posaçme vendosi kthimin e dosjes së SPAK, për plotësim hetimesh dhe i la afat 4 muaj.

Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.

Teksa për rastin e Lames duket se gjërat kanë ndryshuar, por jo për atë të Klodian Saliut, që ende është nën hetim, krime të natës së 27 shkurtit 2005 në aksin Durrës-Tiranë. /ZOOM.AL/