Aplikacion
Sipas pesë indikatorëve, The Economist e vlerëson me 6.28 pikë demokracinë në Shqipëri, po ashtu më rënie nga viti i shkuar. Dy treguesit e demokracisë ku Shqipëria ka bërë pas është ai i “funksionimi i qeverisë”, ku ka rënë me 0.36 pikë dhe tek “liritë e qytetarëve” me -0.29 pikë.
Në Indeksin e 2022-shit, Shqipëria kishte performancë më të mirë se vendet e rajonit, të cilat po ashtu janë demokraci të meta, por këtë vit ajo lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut.
Europa mbetet kontinenti më demokratik sipas matjeve, ndërsa SHBA ka bërë regres të fortë. Norvegjia, Zelanda e Re dhe Islanda mbajnë vendet e para të këtij Indeksi dhe vlerësohen me pikët maksimale nën kategorinë “demokraci e plotë”. Vendet e fundit janë të rezervuara për Afganistanin, Mianmarin dhe Korenë e Veriut, ku demokracie duket inekzistente. Në tërësi performancën më të mirë e ka patur Greqia, e cila është rikthyer në kategorinë “demokraci e plotë”.
The Economist thekson se vetëm 68 vende përparuan me demokracinë gjatë 2023-shit dhe shumica vazhdojnë të jenë “të sëmura” që nga goditja e pandemisë. 59 shtete cilësohen si regjime autoritare, 95 si regjime hibride, 48 demokraci me të meta dhe 24 demokraci të plota.