Aplikacion
Ky fakt bëhet i ditur dhe nga organi i akuzës. Taçi akuzohet për pastrim parash, teksa më parë ishin dënuar ndërmjetësit shqiptarë, respektivisht kunati dhe shoferi i manjatit të karburanteve.
Kujtojmë se më datë 12 janar SPAK mbylli hetimet për biznesmenin Rezart Taçi, kunatin e tij dhe disa shtetas italianë.
Biznesmeni Taçi dhe kunati i tij, Artur Balla, në në bashkëpunim me shtetasit Bledar Lilo, Francesco Zummo (ky ish-miku i Toto Rinës), Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, akuzohen për pastrim parash.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. /ZOOM.AL/
FOTOT-VIDEO/ Kush është personi që bie sy në videon e atentatit me 3 viktima në Shkodër