Aplikacion
Për fat të mirë është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Për këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim nga ana e QSUT, ku thotë se “Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”.
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, përfundon njoftimi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.