Aplikacion
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, duke saktësuar se mes viktimave ka edhe tre fëmijë.
Guvernatori Oleh Syniehubov dhe kryebashkiaku Ihor Terekhov raportuan se Kharkiv u godit nga dronët rusë Shaded të nisur nga rajoni Belgorod, të cilët goditën një pikë karburanti në rrethin Nemyshlyansky, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu 15 ndërtesa banimi.
Autoritetet e qytetit lindor të Ukrainës specifikuan në kanalet e tyre Telegram se fëmijët e vrarë ishin shtatë vjeç, katër vjeç dhe gjashtë muajsh. /ZOOM.AL/