zoom

Aktualitet

Tjetër kullë në Tiranë, zaptohen 30 mijë m2 tek Ekonomiku

Një tjetër kullë do të ndërtohet në kryeqytet.

Sipas projektit të zbardhur nga KKT, një ndërtesë me 27 kate dhe 30 mijë m2 beton, do të ndërtohet përbri fakultetit Ekonomik, rruga Gramoz Pashko.

Kulla e Lindjes së Tiranës, “Tirana East Tower” u miratua nga kryeministri Edi Rama që në gushtin e shkuar.

Zhvilluesi i kullës është kompania Geo Construction, që ka në dorë dhe disa ndërtime të tjera në kryeqytet.Kjo kompani është themeluar në vitin 2011 nga Hamit Mustafa, por tashmë pronari i saj me 100 për qind të aksioneve rezulton djali i tij Dashamir Mustafa.