Aplikacion
Teksa Lindita Nikolla lexonte rendin e ditës dhe nisi votimin nen për nen për projektligjet, opozitarët vijonin t’i binin zhurmueseve.
Ndërkohë, nga rendi i ditës u hoq projektligji për lojërat e fatit si dhe u rrëzuan amendamentet e Bashës.
Gjithçka dukej e mirëmenduar edhe nga ana e deputetit të PD-së, Dashnor Sula.
Ky i fundit pasi është veshur me një veshje të veçantë, plot simbolikë, teksa në Kuvend fliste Nikolla, hidhte ‘euro’ false shuk drejt foltores, për të ‘përshëndetur’ kështu ministrat.
Dhe teksa në Kuvend mbizotëronte kaosi dhe tensionet, kamerat kanë kapur një moment pikant.
Momenti ku shfaqet deputeti i opozitës Petrit Doda debaton ashpër me Enkeljed Alibeajn.
Doda diçka i thotë Alibeajt, ndërsa me shpejtësi i shkon te vendi ku është ulur demokrati. Ky i fundit nuk flet fare, ndërsa dikush ndërhyn që të qetësojë situatën. /ZOOM.AL/