Aplikacion
Renditja sezonale e UEFA-s u jep një vend shtesë dy kampionateve më të mira. Në grup luhen 8 ndeshje në vend të 6 të zakonshmeve.
Nuk ka ndeshje të kthimit, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti.
36 skuadrat do të renditen në 4 grupe me nga 9 në bazë të renditjes së klubeve, me kampionët e ligave si koka grupi.
Secila skuadër do të çiftëzohet me 2 rivalë nga çdo grup, një në shtëpi dhe një jashtë.
Pasi grupi të përfundojë, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16-ta. Ata nga vendi i 9-të në të 16-të përballen me ata nga vendi 17-24. 8 fituesit arrijnë në 1/8-at finale. Skuadrat që eliminohen nuk kanë mundësi më të zbrezin në Europa League.
Do të ketë vetëm një short, ai i gushtit pasi përcaktohen 36 ekipet. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Champions League, ndryshe nga 13 që luheshin më parë. Sistemi i ri gjithashtu revolucionarizon Europë dhe Conference League.
Edhe këto dy turne do të kenë të njëjtën formulë me 36 ekipe. Mbetet vetëm për t’u parë se si do të funksionojë në realitet. /ZOOM.AL/
Opozita bllokon rrugët në Tiranë/ Ja pikat ku ndalohet qarkullimi për shkak të protestës