Aplikacion
Nuk ka ditë që ai të mungojë në ekran, duke u hequr si një kryebashkiak që iu “qëndron mbi kokë” punëve publike, në interes të qytetarëve.
Nuk kanë munguar rastet kur vetë Veliaj ka marrë në dorë lopatën për të mbjellë pemë apo është shfaqur para publikut edhe në video të regjistruara natën, për ndërhyrje që Bashkia e Tiranës bën në rrugët e lagjeve.
Por këto rrugica nuk kanë nevojë vetëm të asfaaltohen, por edhe të pastrohen dhe mirëmbahen.
Në këtë pikë, Bashkia e Tiranës lë për të dëshiruar.
Nga një vëzhgim që “Zoom.al” ka bërë në një prej zonave më të frekuentuara dhe të rrahura nga lëvizjet në kryeqytet, zona e “5 Majit”, del e vërteta se askush nuk kujtohet për pastërtinë e rrugëve.
Ato janë lënë mes pluhurit dhe zhulit, duke kërcënuar jetën e banorëve, që shpesh ankohen për cilësinë e ajrit që thithin çdo ditë.
Tymi i ngritur duket qartë mbi makinat e parkuara, si një provë e pakontestueshme për papastërtinë që ka mbuluar zonën.
Diferencë nuk ka as kur bie nata. As në orët kur ka më pak lëvizje qytetarësh dhe makinash, asnjë nga punonjësit e bashkisë, që e kanë për detyrë të lajnë dhe mirëmbajnë rrugën, nuk e nën diçka të tillë. Dhe, për fat të keq, pluhuri ka krijuar aq shumë shtresa, sa mund të dallohet shumë kollaj edhe me sy të lirë, nën ndriçimin e dobët të shtyllave.