Aplikacion
Agjenti i patundshmërive në Baton Rouge, Darren James, 47-vjeq, ka thënë për Fox se si këtë muaj një ditë është detyruar të kthehet më herët nga puna – ku gruaja e tij e priste me pasqyrën e llogarisë së tyre bankare – duke i kërkuar ta shikoj mirë.
“Hape dhe do ta shohësh që në llogari kemi 50 miliardë dollarë”, tha James, i cili u befasua nga fakti se në mënyrë krejtësisht aksidentale u bë shumë i pasur.
“Të gjithë thamë njëzëri se kush do të troket në derën tonë, pasi që nuk ishim në dijeni për prejardhjen e tyre”, shtoi ai.
Megjithatë pranoi se në një moment mendoi se mund të kishte qenë “daja i tij i pasur” që i ka lënë para – e me atë shumë të parave do ta rangonte një vend nën themeluesin e Nike, Phil Knight.
“Nuk mund ta mohoj që ishte ndjenjë e mirë të shohësh kaq shumë zero në llogari”, ka thënë ai me një dozë shakaje.
Megjithatë James dhe gruaja e tij i telefonuan bankës për të mësuar për arsyen e kësaj shumë të majme të parave – por ato mbetën në llogari edhe për disa ditë.
“Ishim miliarder për katër ditë. Ishte një ndjenjë e mirë, pavarësisht që nuk mund të bënim asgjë me to. E dinim që nuk ishin paratë tona. Nuk i kemi fituar ne, dhe për këtë nuk mund të bënim asgjë me to”, ka thënë James i cili dikur kishte punuar si polic.
Por gjithçka u sqarua kur nga banka Chase thanë se kishin pasur një problem teknik, që mund të ketë ndikuar te disa llogari të caktuara – dhe se paratë u janë marrë nga llogaria.