zoom

Aktualitet

Dhunohet dhe kërcënohet me thikë efektivi i policisë në Tiranë

Një i ri i dyshuar është arrestuar paraditen e sotme në Tiranë, pasi në gjendje të dehur ka goditur punonjësit e policisë dhe i ka kërcënuar me mjet prerës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë në pranga 27-vjeçari, me iniciale A.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

hetimet e mëtejshme për rrethanat dhe motivet e krimit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit.