zoom

Bota

Energji atomike kundër kancerit?

Mjekët kërkojnë në Belgjikë që energjia atomike të përdoret më shumë në fushën kërkimore. Reaktorët e fushës kërkimore mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të sëmurë me kancer. Po si?

Pjesa më e madhe e gjermanëve nuk kanë mendim të mirë kur shohin kupolat e reaktorëve atomikë.

Centrali në Mol të Belgjikës është një nga më të vjetrit në Europë. BR2 nuk shërben për prodhimin e energjisë por shërben për studime kërkimore. Rol kryesor këtu luan mjekësia nukleare.

Bernardd Ponsard është rritur si të thuash me BR2 dhe është shumë krenar për të.

Bernard Ponsard, fizikant bërthamor tek centrali BR2 Mol: „Ai është një nga reaktorët më të rëndësishëm të botës, sidomos për furnizimin e mjekësisë me radioizotope.”

Mo99-TC99m, shkurtimisht Molly99 quhet lënda e vlefshme që krijon mundësinë për diagnoza shumë të sakta të sëmundjes së kancerit dhe të metastazave. Tek të paktën 40 milionë pacientët e gjithë botës. Por si gjithë lëndët e tjera radioaktive edhe ai është i shpërbëshëm.

„Pas 66 orësh gjysma e efektit ka rënë. Ne nuk mund të bëjmë prodhimin e tij në magazina. Prandaj është e rëndësishme që gjashtë reaktorët që prodhojnë Molly 99 në botë, të koordinohet me njëri tjetrin, për punimet e mirëmbajtjes dhe avaritë e mundshme”.

Megjithatë në Gjermani ka patur raste mungese të Molly 99 dhe shtyrje të orareve të trajtimit.

Sepse vetëm gjashtë reaktorë prodhojnë Molly 99 në botë. Katër prej tyre ndodhen në Europë, në Belgjikë, Hollandë, Poloni dhe Çeki. Një tjetër është në Australi dhe një në Afrikën Jugore. Në Amerikë dhe Azi nuk ka.

„50 përqind e prodhimit të gjithë Molly-t shkon në SHBA dhe Kanada, Amerika e Veriut bën pjesën më të madhe të diagnostikimeve radioaktive. Europa përdor 25 përqind dhe pjesa tjetër e botës merr 25 përqindshin e mbetur”.

Por SHBA është furnizuese e uranit dhe ndjek me kujdes çështjet e sigurisë në reaktorin e vjetër belg.

Përveç kësaj në Mol bëhen edhe studime kërkimore për metodat shëruese të së ardhmes. Sepse radioizotopet nuk do të përdoren vetëm për diagnostikimin, por edhe për luftimin e kancerit. Radioaktiviteti mund të kthehet në ndryshues të gjithë spektrit.

Marteen Ooms, drejtor i studimeve farmaceutike tek BR2 thotë: „Aktualisht janë duke u bërë shumë prova klinike. Shumë ekipe studimore janë në pritje. Ne jemi duke parë vetëm majën e ajsbergut.”

Sepse me kombinimin e duhur të molekulave mbajtëse dhe izotopeve mund të shkatërrohen qelizat e synuara të kancerit. Dhe jo qelizat e shëndetshme. Efektet anësore janë më të vogla. Me këtë metodë mund të sulmohen edhe llohet agresive të kancerit.

Mjekësia nukleare ndodhet në boom aktualisht. Instituti i sapoformuar Jules Bordet është spitali i specializuar për kancerin në Belgjikë. Këtu radioizotopet nuk përdoren vetëm për diagnostikim, por përdoren edhe për trajtimin e kancerit të prostatës që ka përparuar shumë. Gjë që i bën pacientët radioaktivë për një ditë. Pas injeksionit të marrë me radioizotope, pacientët duhet të izolohen për 24 orë.

Tek të paktën një e treta e pacientëve, tek të cilët asnjë metodë tjetër nuk ka sjellë efekt, metastazat kanë filluar të zvogëlohen pas marrjes së katër injeksioneve të radioizotopeve, thotë prof. Patrick Flamen. Shërimi nuk është arritur ende, por të paktën zgjatja e jetës dhe largimi i dhimbjeve.

Suksesi duket në skanimin me PET, një kamera dy milionë euroshe, që tregon punën e pjesëzave radioaktive në trupin e njeriut. Vendosur në bregdetin belg dhe qiellin me diell.

Prof. Patrick Flamen, mjekësia nukleare, Instituti Jules Bordet: „Kjo zonë duhet të krijojë mundësi për pacientin që të mos ketë më frikë kur vjen këtu. Sepse kemi të bëjmë me një situatë stresi të madh. Natyrisht që kjo makineri vendos nëse trajtimi është me sukses apo jo.“

Shanset e mjekësisë nukleare e kanë rritur kërkesën për izotope. Dhe bashkë me të edhe presionin që ushtrohet mbi ata pak reaktorë që i prodhojnë.

BE do që të verë miliona në dispozicion të studimeve kërkimore. Megjithatë, reaktorët nuk ndërtohen brenda natës dhe shumë njerëz kanë frikë prej tyre./ DW