zoom

Aktualitet

Protestuan për qumështin dhe bllokuan aksin Levan-Vlorë, shoqërohen në Polici 4 fermerë

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga fermerët e Levanit, janë shoqëruar në komisariat 4 prej tyre, të akuzuari si organizator të bllokimit pa leje të aksit.

Pasi u morën në pyetje nga policia, katër fermerët e ndaluar u lanë të lirë.

Paraditen e sotme blegtorë të zonave pranë Levanit në Fier u ngritën në protestë kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.

Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin e qumështit nga 160 lekë të reja në 120 lekë të reja, ulje kjo e cila ka sjellë krizë financiare për blegtorët, duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në thertore. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura