Aplikacion
Gjykata e Tiranës ka vendosur të shuajë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tyre shuar për shkak të tejkalimit të afateve dhe për këtë arsye, caktoi “arrest shtëpie”.
Dhuna ndaj kushërinjve Maja nga fisi Rraja ndodhi në muajin korrik 2023 në një lokal në rrugën Fushë Krujë-Thumanë.
Në konflikt u përfshin edhe 6 anëtarë të tjerë të fisit Rraja, të cilët u shpallën në kërkim. Ata goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë zjarri shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja për një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë.
Ngjarja e rëndë solli edhe shkrirjen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit të Fushë-Krujës.
Ndërkohë në kërkim për ngjarjen e rëndë, janë dy vëllezërit e ish-deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, të cilët shfaqen në videon ku dhunojnë 2 kushërinjtë e fisit Maja.