zoom

Politikë

Satira e Gjekmarkajt me Bashën: Na argëtoi qerratai! Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar konferencën për media të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në shkrimin e tij, Gjekmarkaj ironizon Bashën duke thënë se “Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, ndërsa shton se nuk dinte çfarë thoshte shpesh, pasi të gjallët i vdiq dhe të vdekurit i ktheu përmbys.

“Një konferencë shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys.

Të dhimbsej në vetëposhtërimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qenë askush. Shaka e fatit qe kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet ne epruvete nuk zgjidhet për mungesën e cilësive!

E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rreme që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgënjyer të gjithë! Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin  një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike!

Një gjë ra ne sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!”, shprehet Gjekmarkaj. /ZOOM.AL/