Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale kjo lëvizje ka bërë me dije se në përkrahje të procesit, kongresmeni Himes ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë.
Postimi i plotë:
“Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës!
Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!
Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar.
Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit.
Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit!”. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë