zoom

Politikë

Lorenc Vangjeli kërkon të rrahë Ilir Beqajn, shkon me thupër dhe gurë në studio

Analisti Lorenc Vangjeli befasoi mbrëmjen e kësaj të mërkure me paraqitjen e tij në studion televizive.

I ftuar në “Opinion”, ku po diskutohej për përballjen e Ilir Beqajt me drejtësinë, Vangjeli u shfaq me thupër e gurë, sipas tij për të rrahur ish-ministrin e Shëndetësisë.

Në këtë mënyrë ai ironizoi drejtësinë popullore, duke thënë se qytetarët e akuzojnë Beqajn se ka vjedhur para gjatë detyrave që ka kryer në qeverinë “Rama”, pa pritur së pari një vendim gjykate.

Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…

Blendi Fevziu: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?

Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.

Blendi Fevziu: Po pse kjo dhëmbshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.

Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të. Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin.

Ne shqiptarët jemi të padururar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne. Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shplaj shpirtin si kori i madh i njerëzve. Kemi juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm…